• consulting.shpk@gmail.com
  • infoconsultingshpk@gmail.com
  • +377 44 230 049

Software

Programe që ndihmojnë në administrimin e financave, shitjeve, blerjeve dhe
gjithë aktivitetit të një biznesi.

Alpha Business

Alpha Business është program financiar për bizneset e mesme dhe të mëdha. Ky program ndihmon në administrimin e financave, shitjeve, blerjeve dhe gjithë aktivitetit të një biznesi. Ofron shkëmbim të lehtë të të dhënave dhe siguron që të gjithë sektorët (financa, blerja, shitja, prodhimi etj) të punojnë në mënyrë efektive së bashku.

Vihet shpejt në punë dhe u përshtatet lehtësisht nevojave të veçanta të bizneseve.I përshtatshëm për: biznese të mesme dhe të mëdha, me të gjitha llojet e aktiviteteve: tregti, prodhim, ndërtim, shërbim, OJF, OJQ .Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, qendrat e kostos, listëpagesat, amortizimi.

Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të përdoruesve, manuale përdorimi dhe video tutoriale pa pagesë.

AlphaWeb Business

AlphaWeb Business është program i plotë financiar për bizneset me një ose shumë degë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky program përfshin të gjitha funksionet e një biznesi të vogël, por është ndërtuar veçanërisht për menaxhimin e bizneseve më komplekse.

Është praktik, vendoset lehtë në punë dhe ka shumë funksione. I përshtatshëm për: bizneset tregtare, prodhuese, ndërtim, shërbim, zyrat e kontabilitetit, bankat, ojf-të, ojq-të etj.

Mund të punojnë: administratorët dhe drejtuesit, financierët dhe kontabilistët, arkëtarët, përgjegjësit e prodhimit, shitësit, magazinierët, furnizuesit etj. Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, aprovimet, amortizimi, qendrat e kostos, burimet njerëzore, transferimi.

Shërbimi i ofruar: vënia në punë e programit, konfigurimi i të drejtave dhe i ambienteve të punës, asistencë teknike me telefon dhe online, trajnimi i përdoruesve, azhurnime automatike pa pagesë, manual përdorimi online 24 orë.

Alpha Pos

AlphaPos-i është program për administrimin me lehtësi të pikave të shitjes me shumicë e pakice, si dhe për të gjitha njësitë që tregtojnë një numër të madh artikujsh. Nëse kërkoni një program POS-i për ndjekjen e shitjeve, kontrollin e inventarit, kontabilitetit, AlphaPos-i është zgjidhja e duhur.

Gjeneroni në çast raportet për shitjet, debitorët, arkëtimet, inventarin. Regjistroni shpejt dhe thjesht procesin e shitjeve. Kontrolloni me lehtësi inventarin. Administroni shitjet dhe ruani historikun e tyre. Punoni si në një kasë shitjeje, ashtu edhe në rrjet kasash të lidhur me një kompjuter qendror. Lidhet me çdo printer fiskal, lexues barkodesh, peshore etj.