• Rr.Garibaldi H.9/A-1

    Prishtinë, 10000

  • info@cg-rks.com

    Orari i punës: 8:00am - 5:00pm

  • Na kontaktoni

Këshilla Tatimore

Këshilla Tatimore

Ndihma jonë profesionale dhe shqyrtimi i secilit aspekt financiar bazë për rritje biznesi.
Duke pasur parasysh rritjen të rolit kërkues të autoriteteve tatimore, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin tatimor dhe ndëshkimet në rast të mungesës së dokumetave të rregullta financiare, ndihma jonë profesionale dhe shqyrtimi i secilit aspekt financiar dhe tatimor ju lejon zhvillim normal të biznesit konform ligjeve aktuale.
Këshillat tatimore janë të nevojshme duke filluar nga bizneset e reja para startimit të tyre e deri tek bizneset që operojnë në treg me vite dhe zhvillojnë transaksione të shumta biznesore.
Po ashtu secili aktivitet apo investim i ri në kompani e ka një kosto. Konsultat me një kompani të specializuar kontabiliteti, ju mundësojnë të merrni këshilla të vlefshme rreth arsyeshmërisë ekonomike se a ia vlen investimi dhe si ndikon ai investim në buxhetin e kompanisë.


  • Mbajtja e librave të blerjes dhe të shitjes
  • Përgatitja e Bilancit të gjendjes
  • Përgatitja e raportit mujor të kontributeve dhe tatimit në pagë dhe raportim në ATK
  • Përgatitja e raportit mujor të deklaratës për tatim në burim ( qera ) dhe raportim në ATK
  • Përgatitja e Tremujorit dhe raportimi në ATK
  • Rrjedhja e keshit
  • Përgatitja e pasqyrave financiare (bilanc dhe pasqyre te ardhura shpenzime) mujore
  • Rregullimi i deklaratës mujore të TVSH – së dhe raportimi në ATK
  • Regjistrimi i aseteve dhe amortizimin e tyre në përputhje me ligjin mbi amortizim
  • Përgatitja dhe mbyllja e bilancit vjetor dhe raportim në ATK
  • Regjistrimi i punëtorëve të rinj dhe raportim në ATK
Keni Pyetje?
Na kontaktoni :
+383 44 230 049